Itali, zbulohet zarf shpërthyes në zyrën e Silvio Berluskonit
Romë, 27 mars - Një zarf i dyshimtë me mjet shpërthyes u gjet sot në zyrën e kryeministrit italian Silvio Berluskoni, lajmëroi policia italiane.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në vilën Macherio, kur punonjës të sigurisë zbuluan zarfin në studion e punës së kryeministrit italian Silvio Berluskoni.
Ngjarja e cila ka ndodhur në ora 12:30, shkaktoi alarm ndërsa policia mori në mbikqyrje objektin duke ushtruar kontrolle me qen antieksploziv.
Hetuesit thanë se zarfi përmbante një lëndë pluhuri, e cila u dërgua për ekzaminime ndërsa dyshohet se është pjesë e një mekanizmi shpërthyes.
Vendi i ngjarjes është kufizuar nga forcat e policisë dhe zjarrfikëset.Pak kohë më parë, kryeministri italian Berkuskoni ra pre e një sulmi të dhunshëm në një shesh të Milanos ku një person e qëlloi kavalierin me një statutë në fytyrë duke i dëmtuar rëndë hundën dhe dhëmbët.