Itali, sekuestrohen 500 milionë euro asete të Kamorras
Romë, 23 mars - Autoritetet italiane sekuestruan sot 500 milionë euro asete që i përkisnin organizatës kriminale Kamorra.
Ndër asetet e sekuestruara janë firma ndërtimi dhe kompani të tjera të mëdha që operonin në Latina, qytet në jug të Romës.
Hotele, supermarkete, toka, apartamente, jahte dhe makina luksoze, përfshi dy Ferrari, janë pjesë e aseteve të konfiskuara nga policia italiane.
Dymbëdhjetë persona u arrestuan dhe 77 të tjerë dyshohen se kanë bashkëpunuar me klanin Mallardo me bazë në Xhuljano, pranë Napolit.