28 Dhjetor 2024

Itali, Paketa prej 54 miliardë dollarë në fazën përfundimtare

Romë, 13 shtator - Paketa e masave shtrënguese ekonomike të Italisë, prej 54 miliardë dollarësh, hyn në fazën përfundimtare.

Shkurtimet, që synojnë balancimin e buxhetit deri në vitin 2013, do t’i paraqiten Dhomës së Ulët të parlamentit, e cila duhet t’i miratojë ato deri në fund të javës. Senati e miratoi atë javën e kaluar.

Ndërkohë Ministri i Ekonomisë, Giulio Tremonti përgatitet të njoftojë masa të reja për të nxitur zhvillimin ekonomik.

Paketa, që do t’i paraqitet Dhomës së Ulët të parlamentit përfshin ngritjen me 1 për qind të TVSH-së, tatimit mbi vlerën e shtuar, ndryshime në përllogaritjet e pensioneve, një taksë speciale prej 3 për qind mbi të ardhurat vjetore prej më shumë se 300 mijë euro si dhe shkurtime të shpenzimeve qeveritare.

Por mosmarrëveshjet mes fraksioneve të ndryshme dhe vetë ministrit Tremonti dhe kryeministrit Silvio Berlusconi kanë bërë që paketa të ndryshohet kaq shpesh sa që kredibiliteti i saj është dëmtuar rëndë.

\"Mendoj se masat e ashpra ekonomike janë të domosdoshme dhe në të njëjtën kohë struktura e tyre është e padrejtë dhe e gabuar në shumë aspekte. Megjithatë Italia ka nevojë për to dhe shpresoj që këto masa të kontribuojnë në qetësimin e tregjeve, sepse jo vetëm Italia, por e gjithë Evropa, ka nevojë për to,\" tha anëtari i opozitës në parlament, Mario Barbi i Partisë Demokratike.

Vështirësitë financiare të Italisë dhe Greqisë po ndiqen me shqetësim në mbarë botën.  Një prej anëtarëve të Bankës Qendrore Evropiane dha dorëheqjen javën e kaluar, duke krijuar shumë tronditje në Evropë, duke vënë në pikpyetje aftësitë e saj që të qëndrojë si një front i bashkuar për të zgjidhur krizën e borxhit të Greqisë.

\"Kjo do të thotë se Greqia do të shkojë drejt mospagimit të huasë dhe falimentimit, diçka krejt e paimagjinuaeshme. Kjo do të ndikojë tek e gjithë Evropa, e cila mund të futet në një recesion afat gjatë, që do të ndikonte edhe vendet eksportuese në Azi\".

Italia, ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë, është futur shpejt në qendër të krizës gjatë dy muajve të fundit, ndërsa koalicioni i qendrës së djathtë i kryeministrit Berlusconi ka nguruar të marrë masa për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe për të reduktuar borxhin e madh të vendit.

Ndërsa kryeministri Berlusconi përpiqet të sigurojë miratimin në parlamenti deri të mërkurën të paketës së masave ekonomike, ai përballet me akuza të reja lidhur me një skandal dy vjeçar rreth marrëdhënieve të tij me një prostitutë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)