Itali: Konfiskohen 1 miliardë dollarë të një familjeje mafioze
Romë, 15 gusht - Policia në Itali konfiskoi më shumë se 1 miliardë dollarë prona dhe biznese të një familjeje mafioze.
Policia tha se asetet përfshinin një klinikë për pacientët me kancer dhe biznese të tjera që i përkisnin Mikele Aielos.
Ish tregtari po kryen dënimin me më shumë se 15 vite burg për aktivitete mafioze, mashtrim dhe korrupsion.
Policia thotë se Aielo ishte i lidhur me një ish bos të rrjeteve mafioze.
Associated Press njofton se konfiskimi është pjesë e një përpjekjeje nga ana e prokurorëve italianë për të gjetur pasuritë e krimit të organizuar.