Itali: Arrin në 15 bilanci i të vdekurve pas tërmetit
Modena, 30 maj - Bilanci më i fundit i shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter, që goditi rajonin Emilia-Romanja, kryesisht në afërsi të Modenës, arrin në të paktën 15 të vdekur dhe disa të plagosur, njoftuan burime nga ekipet e shpëtimit dhe zyrtarë rajonalë.
Besohet se ka ende trupa të pajetë poshtë rrënojave të ndërtesave të rrëzuara dhe operacionet e kërkimit vazhdojnë, deklaroi njëri prej pjestarëve të ekipeve të shpëtimit.
Nëntë ditë më parë një tjetër tërmet në këtë rajon shkaktoi të paktën shtatë të vdekur.