Itali, Arresohen 19 shqiptarë dhe tunizianë për trafik droge
Padova, 3 mars - Policia italiane ka arrestuar 19 persona të implikuar në një transaksion të drogës që përfshinte zonat Veneto dhe Friuli Venezia Giulia.
Hetuesit thanë se të arrestuarit janë shtetas shqiptarë dhe tunizianë, të hetuar prej kohësh për akuzën e trafikut ndërkombëtar të heroinës.
Policia tha se organizata kriminale kishte krijuar një rrjet të gjerë të shpërndarjes së heroinës i cili mbulonte të gjitha llojet e klientëve përdorues të drogës.
Kreu i organizatës është identifikuar të jetë në Padova, zona Abano Terme, ai u identifikua pas një viti hetimesh të kujdesshme.
POlicia e Padovës zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara në adresë të 19 personave të gjithë me banim ne Veneto dhe Friuli. Hetimet për këtë grup mësohet se kanë nisur një vit më parë.
Droga ishte importuar në Itali në sajë të kontakteve me vendin e tyre nga një grup i shqiptarëve, të cilët u vendosën në zonën e Padoës.
Ndërkohë shtetasit tunizianë janë përdorur kryesisht për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në rolin e korrierëve.