ISIS vret 22 civilë
Damask, 26 qershor - Agjencia siriane e lajmeve njoftoi të enjten se forcat e IS kanë vrarë 22 civilë mes të vilëve gra, fëmijë dhe të moshuar në qytezën Ayn al Arab në veri të Sirisë, ku është përqëndruar popullsia kurde.
Përvec kësaj forcat ekstremiste kryen dhe dy sulme me autobombë në këtë qytezë. Njoftohet se forcat kurde dhe forcat e IS kanë patur shkëmbime zjarri në jug të qytezës Ayn al Arab dhe gjatë sulmit mbetën të vrarë 12 militantë kurdë dhe 8 luftëtarë të IS.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, \"Shteti islamik\" ka kryer sulme të vazhdueshme ndaj kësaj qyteze, e cila është zona e tretë më e madhe në vend me popullsi kurde. Në fund të janarit të këtij viti, forcat kurde vendosën kontrollin në këtë qytezë.