ISIS lëshoi raketa në drejtim të Turqisë
Ankara, 25 prill - Organizata ISIS në Siri lëshoi dje 4 raketa në drejtim të jugut të Turqisë, në provincën Kilis, duke shkaktuar 1 të vdekur dhe 16 të plagosur.
Nga njoftimet e mbrëmjes së të dielës, 2 raketa u u lëshuan nga veriu sirian, që kontrollohet nga ISIS. Raketat kanë rënë mbi një xhami duke shkaktuar 1 të vdekur dhe 10 të plagosur.
Ndërsa gjatë paradites së të dielës, 2 raketa të tjera po nga veriu i Sirisë goditën një banesë në qytetin Kilis, duke shkaktuar 6 të plagosur përfshi dhe fëmijë.