12 Janar 2025

ISIS-i merr përsipër sulmet terroriste në Tunizi

Sousse, 27 qershor - ISIS-i ka marrë përsipër sulmin e ndodhur dje në plazhin Sousse në Tunizi, ku deri tani kanë mbetur të vrarë 39 persona, ndërsa 36 të tjerë janë plagosur, shumica turistë të huaj.

Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë nga xhihadistët në “Tëitter” shpjegohet se “një ushtar i kalifatit ka mundur të arrijë objektivin duke vrarë rreth 40 persona pjesa më e madhe shtetas të shteteve që luftojnë shtetin e Kalifatit.

Në këtë deklaratë ISIS-i thotë se sulmoi ‘shpellat e imoralitetit”

Një ditë më parë, 26 qershor, u shënua dhe një atentat në Francë, në një fabrikë pranë Lionit, ku një personi iu pre koka dhe disa të tjerë u plagosën.

Pak orë më pas, në Kuvajt u ndërmor një tjetër sulm terrorist në një xhami shiite, duke vrarë 27 persona.

Ndërsa në Somali, një kamikaze al Shabab është hedhur në erë në një bazë ushtarake duke shkaktuar vdekjen e 30 personave.

Sulmi në Tunizi, shteti mbyll 80 xhami

Në Tunizi autoritetet vendase urdhëruan mbylljen e rreth 80 xhamive duke i akuzuar për nxitje të dhunës. Xhamitë që veprojnë jashtë kontrollit të shtetit po përhapin “helm” dhe do të mbyllen brenda një jave, informon qeveria.

Ndërkohë qindra turistë të huaj po largohen nga Tunizia. 13 udhëtime janë organizuar brenda natës me destinacion Londrën, Manchester, Amsterdam, Bruksel e Shën Peterburg.

Viktimat në Tunizi janë kryesisht shtetas britanikë ka konfirmuar kryeministri Habib Essid. Por mes të vrarëve ka dhe shtetas belgë, gjermanë, francezë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)