Ish-Presidentët amerikanë, marrin pjesë në koncert për mbedhje fondesh
Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush dhe Jimmy Carter morën pjesë në spektaktlin “Nga thellësia e zemrës: Për një Amerikë”, në Teksas.
Në një shenjë të rrallë uniteti, Presidenti Donald Trump, që nuk mori pjesë në aktivitet falenderoi ish-presidentët me një mesazh video që u transmetua gjatë koncertit për “rolin e tyre të jashtëzakonshëm në ndihmën për rimëkëmbjen e bashkëqytetarëve tanë”, siç u shpreh ai.
Ish-presidentë dhe artistë kanë dhuruar miliona dollarë për përpjekjet e rindërtimit dhe për të ndihmuar të prekurit nga uraganet.