Ish-kryeministrit kroat Sanader i hiqet imuniteti
Zagreb, 10 dhjetor - Parlamenti kroat i hoqi imunitetin nga ndjekja penale ish-kryeministrit Ivo Sanader duke hapur kësisoj rrugën për një hetim të mundshëm mitmarrjeje të kërkuar nga prokurorët.
Sipas policisë kryeministri i viteve 2004 - 2009 kishte kaluar sot kufirin për në Slloveni.
Sipas së përditshmes \"Večernji List\" Sanader ka thënë se do ta respektojë thirrjen e prokurorisë.