Ish-kryeministri britanik dyshohet për abuzim seksual me fëmijë
IPCC-Ja tha se do të hetojë akuzat e ngritura nga policia e Wiltshire, ku Heath jetoi për shumë vite përpara se të vdiste në vitin 2005, në moshën 89-vjeçare.
\"Dyshohet se një ndjekje penale nuk është çuar në vend, kur një person kërcënoi se do të publikonte fakte ku Sir Edward Heath mund të ishte i përfshirë në ngacime seksuale ndaj fëmijëve,\" deklaroi IPCC-ja.
IPCC-ja i bëri thirrje dëshmitarëve të ndihmojnë procesin e hetimit, duke folur me këshilltarët e trajnuar të Shoqatës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve