13 Janar 2025

Ish-kancelari Gusenbauer flet për njohjen e Kosovës

Vjenë, 29 tetor - Ka pikëpamje të ndryshme nëse Serbia duhet ta njohë Kosovën para hyrjes në BE, por nuk duhet të përpiqemi të parashikojmë rezultatin e bisedimeve. Këtë mendim ka Alfred Gusenbauer, ish-kancelar austriak.

“Në BE ka pikëpamje të ndryshme lidhur me këtë, por nuk duhet të përpiqemi të të parashohim rezultatin e bisedimeve të cilat me siguri do të zgjasin me vite”,-thotë këshilltari i zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vucic, njofton \"Blic\".

Në pyetjen nëse çështja e Kosovës është më lehtë të zgjidhet nëse së pari zgjidhen të gjitha problemet, Gusenbauer është përgjigjur se “kjo çështje është më lehtë të zgjidhet në fund se sa në fillim\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)