Irlanda mbyll ambasadat për shkak të kursimeve
Dublin, 4 nëntor - Për shkak të nevojave për të kursyer Irlanda mbyll ambasadat e saj në Vatikan dhe në Iran, si dhe përfaqësinë në Timorin Lindor.
Qeveria duhet të bëjë shkurtime, për të përmbushur masat e shkurtimeve të BE dhe të fondit monetar ndërkombëtar, njoftoi Ministria e Jashtme Irlandeze.
Qeveria irlandeze hodhi poshtë vlerësimin se mbyllja e ambasadës në Vatikan ka të bëjë me një skandal të abuzimit seksual të priftërinjve katolikë në Irlandë.
Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, njoftoi se vendimtarja nuk është prania e një ambasadori, por marrëdhënia ndërmjet Vatikanit dhe Irlandës, të cilën ai nuk e sheh në rrezik.