15 Janar 2025

Irinej ia qan hallin jetës së serbëve në Kosovë

Prishtinë, 29 qershor -   ​Kreu i Kishës ortodokse serbe (KOS) patriarku Irinej ka vlerësuar se jeta e popullatës serbe në Kosovë nuk është normalizuar, pasi, sipas tij, njerëzit atje janë privuar nga liria.

\"Gjendja në Kosovë është shumë e rëndë. Sado të jepen deklarata se jeta është normalizuar, ajo është larg normaliteti”, ka thënë Irinej për” Politika”.

Irinej edhe pozitën KOS-it në Kosovë e ka cilësuar shumë të rëndë “pasi e ka fatin popullit”, tha ai.

\"Sa e vështirë dhe cila është gjendja e vërtetë, më së miri flasin muret e Patrikanës së Pejës dhe muret përreth Manastirit të Deçanit. Muret tregojnë se jeta e sigurt është vetëm atje ku strukesh nën mure”, ka thënë ai pa treguar se këto mure me vetë dëshirë i ka ngritur vetë Kisha serbe, madje pa i përfillur fare urdhëresat e pushteteve komunale kundër tyre.

Patriarku ka thënë se jeta ndërmjet mureve nuk mund të quhet jetë, por një gjendje që njeriu nuk mund t’ia dëshirojë askujt.

\"Jeta e kishës sonë është e barabartë me jetën e popullit tonë në Kosovë, ai popull është i privuar nga më elementarja, e ajo është liria, ai nuk ka mundësi lëvizjeje të lirë, pune të lirë. Është i privuar të ketë shkollën e vet, të punojë lirshëm në pronën, gjë që shumëkush e ka paguar me jetë”, ka thënë Irinej. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)