Irinej flet për Kosovën
Beograd, 3 janar - Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, në një shërbesë për Krishtlindjet, ka thënë se vuajtjet dhe padrejtësitë në Kosovë nuk kanë të ndalur dhe se përpjekjet për rrëmbimin e saj vazhdojnë.
Në të njëjtën kohë, ai ka porositur serbët e Kosovës që të jetojnë në këtë vend, se nuk janë të vetmuar dhe se me ta është i gjithë populli serb.
Kosova jonë është vend i tmerrshëm i ekzistencës, sepse atje nuk po pushojnë vuajtjet, ndërsa padrejtësitë nga dita në ditë po rriten. Trazirat dhe dhuna mbretërojnë në Kosovë. Me dekada e shekuj po e rrëmbejnë këtë krahinë, Serbinë e vjetër, nga qenia jonë, ka thënë Irinej, transmetojnë mediat serbe.