28 Dhjetor 2024

Irani vazhdon te mbetet kundër Kosovës, pro Serbisë

Teheran, 7 shtator - Ndihmës ministri i punëve të jashtme të Iranit, Muhamed Mehdi Akondzadeh, ka theksuar fuqishëm se Irani kurrë nuk do njoh pavarësinë e Kosovës edhe pse këtë e kërkojnë disa nga anëtaret e Organizatës Islamike.

Një deklaratë të tillë ai e ka dhënë, mbrëmë nga në një darkë të organizuar me gazetarët serb në rezidencën e ambasadës iraniane në Beograd.

“Irani nuk e njeh Kosovën. Kam krijuar përshtypjen se populli serb është i fuqishëm dhe i ndershëm. Kam parë ndërtesat e rrënuara nga bombardimet e NATO-s dhe kam përshtypjen se edhe këto aksione nuk kanë arritur që të shkatërrojnë identitetin e popullit tuaj”, theksoi Akondzadeh.

Ai ka paralajmëruar se Irani do të forcojë marrëdhëniet me Serbinë me projekte konkrete në të ardhmen në Ballkan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)