Irani tronditet me tërmet të fuqisë 4,8 ballë
Teheran, 8 mars - Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë tronditi rrethin Dezful të Iranit, që ndodhet në kufirin me Irakun, në provincën e Huzistanit.
Sipas deklaratës së bërë nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti me madhësi 4,8 ballë, epiqendra e të cilit ishte në qytetezën Salend të nënprefekturës Dezful, u regjistrua në orën 13.17 me kohën lokale.
Tërmeti ra në një thellësi prej 9 kilometrash.
Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me humbje të mundshme në jetë dhe dëme materiale.