24 Dhjetor 2024

Irani mirëpret dialogun Kosovë-Serbi

Teheran, 14 mars - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ramin Mehmanparast, ka deklaruar se Tehrani shpreson që bisedimet mes të Kosovës dhe Serbisë do të ndihmojnë në rikthimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Republika Islamike e Iranit mirëpret nisjen e bisedimeve direkte në mes të Serbisë dhe Kosovës në pajtim me rezolutën e OKB-së”, ka thënë Mehmanparast të dielën, raporton Press TV.

Mehmanparast shtoi se Irani pret që bisedimet të zhvillohen në një atmosferë konstruktive të bazuar në realitete, e cila do të ishte një mundësi për realizimin e kërkesave të dy kombeve në pajtim me ligjin ndërkombëtar.

Ai gjithashtu shfaqi shpresën se bisedimet “do të mund të çojnë në heqjen e mosmarrëveshjes kufitare në mes të dy shteteve”.

Në vitin 2010, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, gjë e cila ngjalli një debat mbarëbotëror dhe pas një kërkese nga ana e Serbisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të përcaktohet nëse Kosova ka shkelur ligjin ndërkombëtar, gjë e cila rezultoi negative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)