Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm
Teheran, 2 janar - Një tërmet prej 5.5 shkallë të rihterit ka goditur Iranin jugor, dukë shkaktuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e të paktën 30 të tjerëve.
Televizioni shtetëror iranian njofton se shumë ndërtesa janë shembur nga dridhjet, dhe se rrjeti energjetik është jashtë funksionit në krahinën jugor Hormozgan.
Tërmeti ka goditur të enjten në mëngjes qytetin Bastak, që gjendet rreth 1,200 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran.
Ai është pasuar nga disa tërmete të tjera të vogal.
Irani goditet shpesh nga tërmetit për shkak se shtrihet në një plakë teknonike aktive.
Në vitin 2003, mbi 26,000 njerëz kishin vdekur pas një tërmeti prej 6.6 ballë të ritherit, në qytetin jug-lindor Bam.