Iraku shumë shpejt do të shqyrtoj njohjen e Kosovës
Stamboll, 15 mars - Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, ku ka marr pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, ka zhvilluar një takim me nënpresidnetin e Irakut, Tarik al-Hashim, me të cilin ka biseduar për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Iraku dhe për ndërtimin e bashkëpunimit miqësor dhe me interes të të dyja vendeve.
Në takim, nënpresidenti irakian Tariq al-Hashim I ka premtuar kryeministrit Hashim Thaçi që Iraku në një të ardhme sa më të afërt do të shqyrtoj njohjen e Kosovës së pavarur, që do të hap rrugë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë e shumta të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.