Iraku në prag të luftës civile
Me sulmet e shpejta që tronditën qeverinë dhe ushtrinë e Irakut, luftëtarët e grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, ISIL, të frymëzuar nga al-Kaida, u vendosën në mbarë vendin.
Xhihadistët hasën në një rezistencë të vogël nga forcat irakiane të sigurisë. Osama al-Nujaifi është kryetar i parlamentit të Irakut.
\"Madje edhe aeroporti i Mosulit, aeroplanët, pozicionet e komandës dhe një depo armësh ranë në duart e militantëve. Edhe burgjet u sulmuan dhe kriminelët u liruan. Ajo që ndodhi është një katastrofë e përmasave të mëdha\".
Më pak se tre vjet nga tërheqja e forcave amerikane nga Iraku, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ndërmarrjen e veprimeve ushtarake atje.
Presidenti Barack Obama ka thënë së \"Ne nuk do të dërgojmë përsëri trupa amerikane në luftën në Irak. Por unë i kam kërkuar ekipit tim të sigurisë kombëtare që të përgatisë alternativa të tjera për të mbështetur forcat irakiane të sigurisë, dhe unë do ti shqyrtojnë ato në ditët e ardhshme\".
Video amatore nga Iraku tregojnë militantët duke pushtuar baza të mëdha ushtarake në të cilat kishte tanke dhe armë të tjera.
Kryengritësit bënë një paradë përmes Mosulit me automjetet që ata i morën ushtrisë irakiane dhe thërrisnin \"drejt Bagdadit\"
Ushtarët irakianë u larguan nga Mosuli dhe qytetet e tjera pasi shkëmbyen uniformat e tyre me rroba civile.
Ndërsa qindra të tjerë u kapën si robër pasi me sa duket u dorëzuan pa luftë.
Michael O\'Hanlon është ekspert i çështjeve të Irakut thekson se kjo ka pasoja të tmerrshme për të ardhmen e Irakut.
\"Ne po shohim rënien në luftë civile të një qyteti të madh në Irak dhe disa qyteteve të rëndësishme në provincën al-Anbar, dhe ndoshta edhe Tikritin\".
Qindra mijëra njerëz kanë ikur nga luftimet, duke krijuar kushtet për një tjetër katastrofë humanitare në Lindjen e Mesme.
Michael Rubin është analist i Lindjes së Mesme the ka theksuar se \"shërbimet tona të zbulimit nuk ishin të përgatitura dhe nuk e parashikuan ardhjen e kësaj kryengritje me një shpejtësi kaq të madhe. E njëjta gjë ndodhi edhe me forcat irakiane. Ushtria irakiane ishte krejtësisht e pa përgatitur për këtë kryengritje\".
Forcat kurde të njohura si Peshmerga kanë marrë kontrollin e posteve të braktisura të sigurisë në qytetin strategjik të naftës, Kirkuk.
Iraku, duket se po shpërbëhet.
Qeveria irakiane shpreson se këta njerëz do të zbrapsin përsëri rebelët myslimanë suni.
Qindra vullnetarë janë paraqitur në qendrat ushtarake të rekrutimit në zonat me shumicë shiite për të marrë pjesë në luftën kundër militantëve.
\"Unë kam ardhur me djalin tim për t\'u bashkuar me ushtrinë. Unë jam kundër ISIL-it që synon të na sulmojë dhe të na marrë Irakun tonë\", thotë vullnetari Ghalib Audah.
Shtetet e Bashkuara u larguan nga Iraku në vitin 2011, dhe brenda disa muajsh, misioni luftarak në Afganistan është planifikuar të përfundojë.
\"Ne duhet të shtrojmë pyetje të vështira në lidhje me trajnimin dhe koherencën jo vetëm të ushtrisë së Irakut, por edhe të ushtrisë afgane, dhe nëse tërheqja me premtimin për mbështetje është realiste\", thotë analisti Michael Rubin.
Rebelët, të cilët synojnë të vendosin një qeveri islamike, janë zotuar se do të marshojnë drejt Bagdadit dhe më pas drejt Irakut jugor.