Iowa e gatshme ta ndihmojë Kosovën në shumë fusha
Haradinaj është pritur me nderime të larta nga garda e nderit dhe Guvernatorja Kim Reynolds.
Në takim u bisedua për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Iowa-së, në shumë fusha me interes të përbashkët, në veçanti idea e shkëmbimit të studentëve, bashkëpunimi në mes mekanizmave ekonomik, si dhe forcimi i mëtutjeshëm i aspekteve që lidhen me fushën e sigurisë.
Në një tjetër takim zyrtar, kryeministri Haradinaj është pritur nga Sekretari i Shtetit të Iowa-së, Paul D. Pate, të cilin e falënderoi për mikëpritjen dhe gatishmërinë e shtetit të tij për ta ndihmuar Kosovën në projektet zhvillimore në shumë fusha.