24 Prill 2025

IOM: Numri i migrantëve i afrohet një milionëshit

Gjenevë, 19 dhjetor - Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) tha se numri i refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë në Evropë nga deti dhe toka këtë vit pritet të arrijë javën e ardhshme në një milion.

Agjencia me seli në Gjenevë tha në një deklaratë të premten, që shënohet si Dita Ndërkombëtare e Migrantëve, se 990,761 njerëz kanë hyrë këtë vit në Evropë nga Afrika apo Lindja e Mesme.

Rreth 800,000 kanë kaluar nga Turqia në Greqi; më shumë se gjysma e tyre - rreth 455,000 - janë sirianë.

Zëdhënësi i IOM tha se rreth 4,300 njerëz arritën të mërkurën nga brigjet turke në ishujt e afërt grekë dhe se organizata vlerëson se deri të martën, numri i përgjithshëm do të shënojë një milion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)