IOM: 366 emigrantë të vdekur në Mesdhe gjatë 2017-s
Gjenevë, 25 shkurt - Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka thënë se sivjet 366 emigrantë kanë vdekur në det gjatë udhëtimit të tyre në Mesdhe për të arritur në Europë.
Ky numër është më i vogël se 425 që ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
IOM-i njofton se mbi 13 900 emigrantë kanë hyrë në Europë nga deti këtë vit, një shifër shumë më e vogël se mbi 105 000 të regjistruar një vit më parë.
Të dhënat përfshijnë numrin e vdekjeve të njoftuara këtë javë nga mbytja e një barke me 133 veta në brigjet libiane.