IOM: 1530 emigrantë të vdekur në 2017 gjatë kalimit të Mesdheut
Gjenevë, 27 maj - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Migrimin (IOM) ka bërë të ditur se 1 530 emigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën sivjet gjatë kalimit të Mesdheut.
IOM-i njofton se 60 521 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Europë nga deti këtë vit, mbi 80 për qind e të cilëve mbërrijnë në Itali, ndërsa pjesa tjetër në Greqi, Qipro dhe Spanjës, theksoi Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, në një konferencë të përditshme për shtyp.
\"Ky numër nuk përfshin rreth 6 000 veta që janë shpëtuar gjatë 72 orëve të fundit\", tha Dujarric.
Ndërkohë, shifra prej 1 530 emigrantësh dhe refugjatësh që kanë humbur jetën në 2017-n është përafërsisht e njëjtë me atë të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, IOM-i paralajmëron se periudha me numrin më të madh të viktimave fillon tani, tha zëdhënësi i kreut të OKB-së.