10 Janar 2025

Integrimi i Kosovës nuk ka alternativë tjetër përveç në BE

Prishtinë, 27 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj.

Gjatë pritjes, kryeministri i Republikës së Kosovës ka bashkëbiseduar me presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, kryeministrin e Italisë Romano Prodi dhe udhëheqës tjerë të lartë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Me të gjithë bashkëbiseduesit kryeministri Thaçi ka potencuar se e ardhmja evropiane e Kosovës nuk ka alternativë.
 
"Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Është opsioni i vetëm, dhe është agjenda më konsensuale politike dhe qytetare në Kosovë " -tha kryeministri Thaçi.
 
Dje gjatë ditës kryeministri është takuar me ministrin e Jashtëm të Botswanës, zëvendëspresidentin e Sudanit Jugor, ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, si dhe delegacione tjera të larta të vendeve që nuk na kanë njohur.

Poashtu sot gjatë ditës, kryeministri Thaçi do të ketë edhe shumë takime me delegacione të vendeve që nuk na kanë njohur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)