11 Janar 2025

Integrimi evropian, objektiv nacional i pozitës dhe opozitës

Bruksel, 18 shkurt - Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takoi Komisionarin e BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në takim me komisionarin e BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn, prezantoi gjendjen e përgjithshme në Kosovë, duke u ndalur me theks të veçantë tek MSA-ja, dhe liberalizimi i vizave.

Kryetari i Kuvendit potencoi hapat që janë ndërmarrë në drejtim të vënies në zbatim të MSA-së, duke u zotuar që të formojë shpejt grupin e deputetëve për MSA-në, me ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme ligjore. Gjithashtu, kryetari Veseli foli për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave në kuadër të kompetencave të Kuvendit.

Komisioneri Hahn foli për MSA-në, ritheksoi dinamikën e përmbushjes së agjendës së liberalizimit të vizave, dialogun me Serbinë dhe shtoi se integrimi evropian i Kosovës duhet të jetë objektiv nacional i pozitës dhe opozitës. Ai bëri të ditur se do ta vizitojë shpejt Kosovën për të parë dinamikën e përmbushjes së detyrimeve që ka marrë Kosova.

Gjatë vizitës në Bruksel, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi një takim kurtuazie edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)