Indonezia goditet përsëri nga termeti
Jakarta, 6 gusht - Një tërmet i fortë ka tronditur ishullin Lombok të Indonezisë, duke vrarë të paktën 37 vetë, një javë pas një tërmeti tjetër vrau 17 vetë në zonë.
Shërbimi gjeologjik amerikan tha se një tërmet me magnitudë 7.0 goditi ishullin të dielën. Një paralajmërim fillestar për cunam i lëshuar nga autoritetet e Indonezisë u anulua.
Javën e kaluar, një tërmet me magnitudë 6.4 goditi Lombokun, një destinacion turistik popullor, duke i dërguar njerëzit nga shtretërit e tyre në rrugë dhe fusha të hapura për të shpëtuar nga rreziku i shembjes së ndërtesave. Mijëra shtëpi u dëmtuan.