Indonezia goditet nga një tërmet me madhësi 5,5 ballë
Jakarta, 18 mars - Sipas Agjencisë për Meteorologji, Mjedis dhe Gjeofizikë të Indonezisë (BMKG), epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 76 km, 117 km në veriperëndim të rajonit qendror Daruba në ishullin Morotai.
Në rajonin Maluku Verior të Indonezisë ka rënë një tërmet me madhësi 5,5 ballë sipas shkallës Rihter.
Agjencia për Meteorologji, Mjedis dhe Gjeofizikë e Indonezisë (BMKG) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në thellësinë 76 km, 117 km në veriperëndim të rajonit qendror Daruba në ishullin Morotai.
Sipas përcaktimeve të para nuk ka të vdekur ose të plagosur nga tërmeti. Gjithashtu pas tërmetit nuk është dhënë alarmi për cunami.
Në tërmetin 6,8 ballësh që kishte rënë më 26 shtator në Ambon, kryeqyteti i rajonit Maluku, kishin humbur jetën 36 njerëz.