Indonezia goditet nga një termet 6,2 ballësh
Jakarta, 25 shkurt - Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) ka njoftuar se të paktën dy persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën nga një tërmet me magnitudë 6,2 ballë që tronditi ishullin indonezian të Sumatrës.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 12 kilometrash, 66 kilometra në veriperëndim të qytetit Bukittinggi në Sumatrën perëndimore, në veri të ishullit.
Tërmeti u ndje edhe në shtetet fqinje të Riau, Sumatra e Veriut, si dhe në Singapor dhe Malajzi.
Pas tërmetit nuk u dha asnjë alarm për cunami.
BNPB tha se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë u plagosën nga tërmeti.
Tërmeti shkaktoi rrëshqitje dheu në rajon.
Të paktën 100 njerëz humbën jetën në tërmetin me magnitudë 6,2 ballë që tronditi rajonin indonezian Sulawesi-t Perëndimor në janar të vitit 2021.
Indonezia ndodhet në një rrip sizmik dhe vullkanik të quajtur "Unaza e zjarrit e Paqësorit".