23 Dhjetor 2024

India: Nuk do të ndryshojmë qëndrim për Kosovën

New Delhi, 10  gusht - Edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjërinë e pavarësisë së Kosovës, India nuk ka ndryshuar qëndrim por shprehet se po “analizohet mendimi i GJND-së”.

Reagimi erdhi nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indisë, Vishnu Prakash, i cili ka theksuar se qëndrimi i Delhit nuk do të ndryshojë.

"Qëndrimi ynë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar", ka thënë ai. Zyrtarë indianë kanë shprehur shqetësimin se çështja e Kosovës mund të çojë në një "precedent të rrezikshëm" për rastet e tjera të shkëputjes së njëanshme.

India ka probleme edhe brenda territorit të saj me disa lëvizje në provincat që duan shkëputje nga ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)