Indi, shembet ndërtesa, vdesin 14 punëtorë
New Delhi, 5 janar - Të paktën 14 punëtorë të ndërtimtarisë kanë vdekur dhe dhjeta të tjerë janë lënduar, kur ndërtesa në të cilën po punonin është shembur papritmas në një qytet të Indisë, në krahinën Goa.
Godina ka kolabuar të shtunën në mbrëmje në fshatin bregdetar Canacona që gjendet rreth 70 kilometra larg kryeqytetit Panaji të Goas, ndërsa ekipet shpëtimtare po vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar eventual.
Policia lokale thotë se rreth 20 njerëz janë shpëtuar dhe dërguar në spital për shërim.
Dhjeta persona ende llogariten si të zënën në gërmadhat e ndërtesës.
Autoritetet dyshojnë që me avansimin e gërmimeve nën rrënoja, numri i viktimave do të rritet pasi në kohën e kolapsit, rreth 50 punëtorë ishin në këtë vendpunishte.