Indi, shembet ndërtesa, humbin jetën 29 persona
New Delhi, 5 prill - Një ndërtesë e shembur në Indi i ka kushtuar jetën 29 personave.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të Bombeit, në perëndim të Indisë, njoftoi sot policia vendase dhe pjesa më e madhe e viktimave ishin punëtorë dhe familjet e tyre.
Të paktën 9 persona u raportuan fillimisht se ishin vrarë mbrëmjen e së enjtes dhe më shumë se 40 të tjerë ishin plagosur, kur një ndërtesë është shembur në Indi, bënë të ditura burime të CNN, ndërsa ditën e sotme bëhet e ditur se numri i tyre ka shkuar në 29.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke u përpjekur të nxjerrin trupat e viktimave, teksa tragjedia ka ndodhur në Thane, të shtetit të Maharashtra-s, në veri-lindje të Mumbai-t.
Ndërtesa 7-katëshe ishte në ndërtim e sipër dhe banuar ilegalisht në 4 katet e para, ka thënë zëvendës-grumbulluesi i distriktit periferik të Mumbai-t.