Independent: Rrjeti i CIA-së në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë!
Beograd, nëntor - Të dhënat e mbledhura nga njësia e veqantë e CIA-së dhe NSA nga bazat e informacioneve që ndodhen në ambasadat amerikane përcillen në selin e bazës së komunikimit britanik RAF. Në ambasadën e SHBA në Zagreb, fshehet baza e NSA dhe CIA, tregojnë informatat nga dokumenti i Edward Snowden.
Në një publikim të Indipedente të transmetuar nga gazeta e Beogradit Kurir, theksohet se të dhënat e mbledhura nga ana e njësisë së veqantë të CIA-së dhe NSA-së përcillen në selin e bazës komunikative të forcave ajrore britanike në Northamptonshir.Pastaj këto të dhëna përcillen në analiza në qendrën në Merilend.
Lokalitetet e këtyre operacioneve janë të vendosura përveq Zagrebit edhe në Sarajevë, Vjenë, Athinë, Frankfurt, Gjenevë, Madrid, Pragë, Prishtinë, Rom, Budapest, Milano dhe Kijev.