IFIMES: Frikë nga një konflikt i ri etnik në Bosnjë
Sarajevë, 3 shtator - Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së mesme dhe Ballkanit (IFIMES), vlerëson se disa liderët të partive në Bosnjë Hercegovinë (BH), kanë tendenca për të destabilizuar vendin.
Sipas këtij instituti nëse në zgjedhjet e 7 tetorit fitojnë forcat radikale në Bosnjë, do të zhvillojnë një platformë të papërmbajtur etno-nacionaliste e cila nuk mund të siguroj të ardhmen politike multi-etnike, për të cilin komuniteti ndërkombëtar shpreson se Bosnja është e aftë.
Analiza e këtij instituti bënë të ditur se gjasat janë të vogla për të ndodhur kjo, pasi Milorad Dodik, dhe partia e tij Aleanca e Demokratëve të Pavarur Socialë, SNSD gradualisht janë duke humbur mbështetjen e popullatës.
Nga ana tjetër, rindërtimi i pasuksesshëm i pushtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë ka zbuluar qëllimet e vërteta të iniciatorëve të saj. Kjo ka çuar në një rënie të votuesve të liderit të SDP-së Lagumxhija si dhe Radonçiçit dhe SBBBiH së tij, i cili në të vërtetë është i lidhur ngushtë me Milorad Dodik. Kjo dëshmohet nga takimet sekrete të shumta mes këtyre dy liderëve, thuhet në analizën e IFIMES.
Ifimes beson se disa shtete të cilat llogariten si superfuqi duhet të përforcojnë praninë e tyre në Bosnjë dhe Hercegovine dhe në rajon, për të parandaluar një krizë që mund të përshkallëzohet në një drejtim të padëshiruar.
Është e rëndësishme të sigurohet një bashkëpunim i fuqishëm mes agjencive investigative dhe të sigurisë të SHBA-ve, të cilat duhet të fokusohen në disa politikanë në Bosnjë Hercegovinë të cilët janë lider ose patron të korrupsionit dhe krimit të organizuar atje. Nëse ndodh kjo, rezultatet e zgjedhjeve lokale do të godasin rëndë Moskën, Beogradin dhe Banja Llukën. Ka shumë të ngjarë që të eliminohen disa politikanë dhe parti të cilët kanë qenë lojtar të rëndësishëm në skenën politike në Bosnjë dhe Hercegovinë\" thekson IFIMES.