Ibrahimi, po qëndron në Berlin

Berlin, 29 shkurt - Kryetari i Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, po qëndron në Berlin të Gjermanisë për të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të strukturave të Partive Popullore Evropiane.
Atje kanë zhvilluar takime të shumta me personalitete nga jeta politike dhe akademike. Ai u takua me Sekretarin e Partive Popullore Evropiane, z. Antonio Lopez; z.Thomas Rachel Sekretar i Shtetit të Ministrisë të Edukimit dhe Hulumtimit; z. Thomas Birringer (Shef i Fondancionit Konrad Adenauer për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut); Dr. Hans Gert Pottering Kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer; Gunther Krichbaum - Deputet në Parlamentin Gjerman (Kryetar i Komisionit për Qështje Evropiane)
Vizita do të përmbyllet me mbledhjen e Këshillit të organizatës së të rinjve student të Partive Popullore Evropiane ku do të propozohet deklarata e të rinjve student të Partive Popullore Evropiane në përkrahje të liberalizimit të vizave për Kosovën.