I filloi punimet Samiti i liderëve të Evropës Qendrore
Varshavë, 27 maj 2011 - I ka filluar sot paradite punimet Samiti i liderëve të Evropës Qendrore, që po mbahet në Varshavë.
Presidentja Atifete Jahjaga udhëtoi dje për në Poloni, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj 2011.
Në samit po merr pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga. Në nismë të samitit ajo është pritur nga Presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski, ndërsa në sesionin e pasdites Presidentja Jahjaga do tju drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim.
Në Samit do të marrë pjesë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barack Obama.