Hydajet dhe Skender Hyseni në takim të rrjetit të parlamentarëve
Gjenevë, 13 nëntor - Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni dhe Skender Hyseni, po marrin pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të rrjetit të kontaktit të parlamentarëve që të ndalin dhunën seksuale ndaj fëmijëve, me temën \"Njoftim rreth luftës kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve në botë - ndarja e përvojave Evropiane\".
Takimi po mbahet në Gjenevë në selinë e Unionit Ndër-Parlamentar, organizuar nga Komisioni për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Këshillit të Evropës.
Takimi ka për qëllim të diskutojë rreth shfrytëzimit komercial seksual të fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual të fëmijëve dhe dhunën seksuale ndaj tyre, në situatat e luftës dhe të konflikteve.