23 Dhjetor 2024

Hungaria merr zyrtarisht kryesinë e radhës të BE-së

Bruksel, 8 janar - Presidenti i Komisionit Evropian Zhose Manuel Barroso dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban zhvilluan një sesion plenar në Budapest në ditën e parë të kryesisë hungareze të Bashkimit Evropian. Hungaria vjen në krye të Bashkimit në një kohë kur blloku prej 27-vendesh përballet me një krizë borxhesh në eurozonë.

Komisionerët e Bashkimit Evropian dhe deputetët e parlamentit hungarez qëndruan sot në shkallët e parlamentit për një fotografi në grup.

Po sot paradite, Zhose Manuel Barroso, kreu i komisionit ekzekutiv të Bashkimit Evropian pati takime me kryeministrin hungarez  Viktor Orban.

Mbrëmë, Belgjika i dorëzoi Hungarisë kryesinë me anë të një ceremonie në parlamentin hungarez.

Kryeministri Iv Lëtermë i Belgjikës, e cila kishte kryesinë e radhës në gjysmën e dytë të vitit 2010, i dorëzoi flamurin evropian kryeministrit Orban në sallën e kupolës së parlamentit, ku mbahet kurora njëmijë vjeçare e Shën Stefanit, mbretit të parë të Hungarisë.

Zoti Orban vlerësoi udhëheqjen e Belgjikës në gjashtë muajt e shkuar, duke thënë se ajo mbajti gjallë angazhimin e Bashkimit Evropian ndaj integrimit evropian, megjithë krizën financiare.

Hungaria do të përballet me sfida të shumta në krye të bllokut prej 27-vendesh, siç është kriza e borxhit në eurozonë dhe integrimi i pakicës rome.

Hungaria po përballet gjithashtu me kritika ndërkombëtare lidhur me ligjin e saj mbi mediat, i cili ka ngjallur shqetësime mbi lirinë e mediave në vend.

Zoti Orban tha se zhurma lidhur me ligjin hungarez të medias nuk do ta zhvendosë vemendjen e Hungarisë nga misioni qendror i saj si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian e që është përqendrimi te rritja ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)