10 Janar 2025

Hungaria kërkon autonomi për Vojvodinën

Budapest, 2 gusht - Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë, Zholt Nemet deklaroi se nga qeverisja e re serbe pret që të zbatojë autonominë e gjërë për krahinën e Vojvodinës.

\"Vlerësoj se është me rëndësi që programi i qeverisë së re të respektojë autonominë për Vojvodinën dhe të drejtat e komunitetit hungarez\", deklaroi Nemet për gazetën \"Madjar So\" të Novi Sadit.

Ai ka theksuar se i kupton shqetësimet e hungarezëve të Vojvodinës ndaj pushtetit të ri, që është i njohur nga përvoja e viteve 1990-të.

\"Partia Përparimtare Serbe nuk duhet të harrojmë se ka dalë nga Partia Radikale Serbe e Vojislav Sheshelit, që ishte një nga figurat kyçe të brutalitetit etnik dhe pastrimit etnik gjatë luftërave.\"

\"Dhe nëse kësaj i shtojmë faktin se kryeministri i ri Daçiç ka qenë zëdhënës i Sllobodan Millosheviçit, sigurisht se duhet kuptuar shqetësimi\", deklaroi Nemet, duke kërkuar vepra konkrete praktike nga qeveria e re serbe në planin e integrimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)