Hungaria e merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian
Bruksel, 1 janar - Prej dites se sotme, kryesuese e Bashkimit Evropian zyrtarisht bëhet Hungaria.
Kjo po bëhet në periudhën e kundërthënieve të shkaktuara nga Ligji i ri për ashpërsimin e kontrollit ndaj mediave në Hungari.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë kritikuar këtë ligj.
Gjatë presidencës gjashtëmujore, është thënë se do të fillojnë bisedimet për buxhetin e BE-s, në periudhën 2014 2020, që do të shkaktoj mospajtime ndërmjet Britanisë, Gjermanisë e Francës, nga njëra anë, dhe vendeve anëtare nga Evropa Qendrore dhe Lindore.