Hungaria: Do të ndihmojmë dialogun Kosovë-Serbi
Budapest, 3 janar - Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janos Martonyi, në paraqitjen e programit të kryesimit të BE-së në Bruksel, ka premtuar se Hungaria si kryesuese e BE-së do të angazhohet dhe do ta ndihmojnë fillimin e dialogut Beograd-Prishtinë.
Është e rëndësishme që të dy palët të bisedojnë dhe dihet mirë se BE-ja në tërësi në këtë kontekst do të ofrojë shërbimet e veta të mira. Sa na përket neve, si kryesim hungarez i BE-së, ne do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në kuadër të planit tonë sipas Marrëveshjes së Lisbonës, deklaroi Janos Martonyi, njofton agjencia e lajmeve INA.
Hungaria pret që viti 2011 të jetë qenësor për procesin e integrimeve evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojë gjatë kryesimit gjashtëmujor që të insistojë në zgjerimin e BE-së.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka theksuar se, është interes i të gjithëve Evropa e fortë dhe ka shtuar se shteti i tij do të bëjë gjithçka që të ketë sukses strategjia Evropa 2020.