Huliganizmi, Tadiç telefonon Berluskonin
Beograd, 14 tetor - Presidenti serb, Boris Tadiç ka patur një bisedë telefonike mbrëmjen e së mërkurës me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni ku i ka shprehur keqardhjen për ngjarjet e dhunshme të ndodhura në stadiumin e Xhenoas mbrëmjen e së martës.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e Berluskonit, Tadiç pas interesimtit mbi shëndetën e kryeministrit italian, që para pak kohësh iu nënshtrua një operacioni në dorën e majtë, u shpreh se dhuna e shfaqur në Xhenoa ishte vepër e guerilasve të grupeve ekstremiste.
Në fund të bisedës së tyre, të dy liderët kanë rënë dakort se ngjarje të tilla nuk mund të prishin marrëdhëniet miqësore mes Romës dhe Beogradit.