24 Dhjetor 2024

HRW: EULEX-i të hetojë hollësisht akuzat e Martit

Washington, 24 janar - Përpjekjet drejt integrimit për Ballkanin Perëndimor janë penguar nga problemet e vazhdueshme në rrafshin e të drejtave të njeriut.

Në raportin e fundit, të publikuar sot, Human Rights Watch, adreson shqetësimet mbi të drejtat e njeriut në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe në Kosovë, gjatë vitit 2010.

Kapitujt për Ballkanin Perëndimor, në raportin 649 faqesh, pasqyrojnë një përparim të përzier drejt llogaridhënies për krime lufte, abuzimit ndaj pakicës rome, mungesës së përparimit në mbështetjen e refugjatëve dhe të zhvendosurve, keqtrajtimin e gazetarëve dhe të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuar.

“Çdokush mund të jetë dakort se integrimi evropian është synim për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Benxhamin Uard, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qëndrore në HRW.

Por, ai ka thënë gjithashtu se “qeveritë në këtë rajon duhet ta kuptojnë se një angazhim më i madh për të drejtat e njeriut është element thelbësor për aspirimet e tilla evropiane”.

Megjithatë, HRW vlerëson se llogaridhënia për krimet e luftës mbetet çështja kryesore në Ballkanin Perëndimor, qoftë në rrafshin e bashkëpunimit me Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, qoftë në ndjekjen penale nga prokuroritë vendore.

Në Kosovë, hetimet dhe ndjekjet penale për krime lufte dhe krim të organizuar vazhdojnë të mbeten të ngadalta dhe të paparashikueshme, me gjithë ndihmën që misioni evropian për sundimin e ligjit jep për të zhvilluar institucione të ligjshme dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.

EULEX-i duhet që hollësisht të hetojë akuzat  për rrëmbime, transferime në Shqipëri, ekzekutime dhe trafikim të mundshëm organesh nga disa zyrtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu siç është përshkruar në raportin e raportuesit të posaçëm të Këshillit të Evropës, Dik Marti.

Për të siguruar një efektshmëri të hetimeve, EULEX-i duhet të emërojë një prokuror të ri dhe të posaçëm për të hetuar  programin që Kosova ka për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Raporti i Këshillit të Evropës nënvizon domosdoshmërinë e një hetimi efektiv ndërkombëtar, me bashkëpunim të plotë të autoriteteve në Kosovë dhe Shqipëri, me mbështetjen e qeverive në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë zoti Uard, duke shtuar gjithashtu se, “edhe Serbia duhet të sigurojë të ndihmojë në gjetjen e të gjithë personave të zhdukur dhe se viktimat në Srebrenicë, të mos jenë akoma në pritje të drejtësisë”.

Kjo, sipas zotit Uard, kërkon edhe trysninë e Brukselit dhe Uashingtonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)