14 Janar 2025

Hoxhaj udhëton në Rumani për Samitin e SEECP

Prishtinë, 17 shkurt - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për në Rumani ku do të marrë pjesë në takimin e dytë jo formal të Organizatës SEECP, Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Rumani, ministri Hoxhaj është ftuar nga homologu i tij rumun, Titus Corlăţean pasi Rumania është kryesuesja e radhës e kësaj organizate të rëndësishme rajonale që promovon paqen, stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në frymën evropiane.

Në Samitin dy ditor të SEECP, ku vendet përfaqësohen në nivel të ministrave të jashtëm, Hoxhaj do të ketë mundësi të takojë edhe homologë të vendeve të tjera dhe ta shtyjë përpara agjendën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, që është një prej më të vjetrave në Ballkan.

SEECP përbëhet nga 12 shtete anëtare si  Shqipëria, BeH, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.  

Samiti i Ohrit vitin e kaluar kishte dështuar për shkak të mos ftesës së palës kosovare në nivelin më të lartë, ku shumica e vendeve anëtare ishin solidarizuar me vendimin e Kosovës për të mos u përfaqësuar në një nivel tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)