11 Janar 2025

Hoxhaj: Serbia anti-evropiane

Londër, 9 prill - Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Londër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur një ligjëratë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS).

Para shumë diplomatëve, zyrtarëve shtetërorë, përfaqësuesve të shoqërisë civile, akademikë, gazetarë dhe studentë, Hoxhaj ka theksuar se sjellja e Serbisë në ditët e fundit është anti-evropiane.

“Vendimi i Serbisë për mospranimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane është vendim anti-evropian”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka paralajmëruar se stagnimi i dialogut mund të prodhojë pasoja shumë të rënda për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane.

Hoxhaj nga Londra ka bërë thirrje që Serbia të heq dorë nga promovimi i ndarjes.

Sipas tij, ky është një mesazh shumë i rrezikshëm për tërë Ballkanin.

“Serbia duhet të heq dorë nga tendenca për të krijuar një ‘Republika Srbska’ në Kosovë”, ka shtuar Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka ritheksuar se zgjidhja e vetme është Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Plani i Ahtisaarit, nga i cili komuniteti serb do të ketë të drejtat më të avancuara në Evropë.

Ai ka folur edhe për shtetndërtimin në këto pesë vjet të pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, Hoxhaj ka theksuar se largimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë është dëshmia më e mirë për konsolidimin demokratik, stabilitetin dhe progresin në Kosovë.

“Kosova është një storie e suksesit të vet kosovarëve, por edhe e miqve tanë euroatlantik”, ka thënë ai.

Ministri Hoxhaj gjatë ditës do të ketë takime të shumta me përfaqësues shtetërorë të Mbretërisë së Bashkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)