Hoxhaj pi kafe me homologun serb, Mrkic
New York, 30 shtator - Ministri kosovar i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka takuar në New York homologun e tij serb Ivan Mrkic, me të cilin është parë duke duke pirë një kafe në një nga baret e shumta brenda selisë së OKB-së në New York.
Shumë takime dhe shkëmbime pikëpamjesh për çështje bilaterale, në New York, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me Ministrin e Jashtëm Mrkic, - ka shkruar Ministri Hoxhaj në Twitter, ku ka postuar fotografinë e takimit me Mrkic
Ministri Enver Hoxhaj tashmë ka në xhep tri njohje më shumë, të cilat i erdhën shtetit të Kosovës gjatë qëndrimit të tij në New York.
Brenda një dite, Kosovën e ka njohur Libia, Tajlanda dhe Grenada