11 Janar 2025

Hoxhaj: Njohja nga Greqia, rikthim i unitetit brenda BE-së

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një editorial të botuar në revistën greke “Defence and Diplomacy”, ka shpalosur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, rëndësinë që ka qëndrimi afirmativ i Athinës për Kosovën dhe thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit, deri të njohja e Kosovës nga Greqia.

Në editorial, Hoxhaj ka vlerësuar vizitën e fillim marsit në Athinë, duke e cilësuar një ditë të rëndësishme dhe një kapitull të ri për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Ai ka theksuar rezultatet e takimit me homologun grek Dimitris Avramopulos, ku siç thotë Hoxhaj, “u pajtuam që të ndërtojmë urat tona të qëndrueshme ndërmjet dy shoqërive, të cilat si asnjëherë më parë tashmë kanë krijuar një bazë të fortë në sferën e ekonomisë dhe tregtisë, arsimit, kulturës dhe turizmit”.

Hoxhaj ka vlerësuar edhe rëndësinë e mbështetjes së Greqisë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës, “duke mos u bërë pengesë edhe përkundër mungesës së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve”.

Ai po ashtu ka theksuar se ka marrë premtimin se Greqia, gjatë kryesimit të Presidencës së BE-së në 2014, do t’i kushtojë vëmendje prioritare Kosovës. Ndërsa, lidhur me njohjen e Kosovës, ministri Hoxhaj ka thënë se Greqia e njeh realitetin e Kosovës së pavarur, si fakt të pakthyeshëm në gjeografinë botërore.

“Megjithatë, mungesa e njohjes formale të Kosovës nga Greqia ka ngritur barriera ndërmjet dy popujve tanë, tejkalimi i të cilave është përgjegjësi e dy elitave politike dhe shoqërore”, shkruan Hoxhaj, duke shtuar se njohja formale e Greqisë do të përbënte një moment kthese dhe mundësi unike për të rikthyer unitetin brenda politikës së jashtme të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)