15 Janar 2025

Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI

Prishtinë, 18 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar një vizitë në Jeddah të Arabisë Saudite, ku do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 41-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime të shumta me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të kësaj organizate, me qëllim të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve të Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, ministri Hoxhaj do të takojë edhe autoritetet më të larta të kësaj organizate, të cilët do t’i falënderojë për përkrahjen që po japin për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)